Sport

Polaku Grafka kundërshtar i Krasniqit

Descriptive Text

Boksieri polak Bartlomiej Grafka do të jetë kundërshtar i Haxhi (Robin) Krasniqit në meçin e 3 shkurtit që zhvillohet në Halle të Gjermanisë.

Kundërshtari i boksierit kosovar është caktuar të hënën, kanë njoftuar nga kampi i 30-vjeçarit. Grafka 29-vjeçar ka bilanc prej 20 fitoreve, plot 27 humbje e tri barazime. Nëntë fitore i ka shënuar me nokaut, ndërsa pesë prej 27 humbjeve i ka po ashtu me nokaut, shkruan Koha Ditore.

Ai në të kaluarën është përballur me Naim Tërbunjën, në qershor të vitit 2012 në Prishtinë dhe humbi me pikë. Me Tërbunjën është përballur edhe në prill të vitit 2014 në Suedi, ndërsa sërish humbi me pikë.

Grafka ka fituar dy meçet e fundit, por nuk vlerësohet boksier i nivelit të Krasniqit, që synon titull të botës.

Meçi i 3 shkurtit zhvillohet në kategorinë super të mesme. Krasniqi 30-vjeçar në boks ka 46 fitore e pesë humbje. Ka luftuar dy herë për titull të botës, por është mposhtur. Së fundi ka boksuar më 22 prill të vitit të kaluar, kur humbi me vendim unanim nga legjenda gjermane Arthur Abraham.

"Vitin e vështirë e kam lënë pas vete dhe atë e konsideroj si përvojë shtesë. Është e qartë që asnjëherë nuk do të heqë dorë nga ëndrra", ka thënë ai.