Sport

Avdijaj debuton me barazim

Sulmuesi Donis Avdijaj ka debutuar me barazim te Roda. Avdijaj luajti prej fillimit te Roda që barazoi në shtëpi, 1:1, kundër Twentes.

Në këtë ndeshje të luajtur të shtunën në kuadër të javës së 19-të të elitës së futbollit holandez, Avdijaj luajti deri në fund, shkruan “Koha Ditore”.

Te Roda, që është në garë për mbijetesë, Avdijaj u huazua deri në fund të këtij stinori nga skuadra gjermane Schalke. Roda është në pozitën e parafundit me 12 pikë.