Sport

Muriqi debuton me dy gola te Rizespori

Descriptive Text

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi ka debutuar me dy gola te Rizespori i Ligës së Parë të Turqisë (kategoria e dytë). Muriqi shënoi dy golat e parë në fitoren 3:0 të Rizesporit përballë Manisasporit.

Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 18-të të Kategorisë së Dytë të Turqisë. Golin e parë e shënoi në minutën e 72-të, kurse të dytin në minutën e 76- të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rizaspor është në garë për ngritje në Superligë. Është në pozitën e tretë me një pikë më pak se lideri Umraniyespor.

Sulmuesi shtatlartë te Rizespori u transferua ditë më parë nga skuadra elitare e Turqisë, Gençlerbirligi, te e cila në 13 paraqitje shënoi dy gola.