Sport

Pogba do të kërkojë dyfishim të pagës

Paul Pogba do të kërkojë një rritje të madhe të pagës te Manchester Unitedi për të barazuar pagën me Alexis Sanchezin.

Sanchez po pritet të zyrtarizohet si transferim i ri i Manchester Unitedit, ndërsa raportohet se kiliani do të ketë pagë prej 450 mijë funte (510 mijë euro) në javë.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, do të këshillojë klientin e tij se paga e tij aktuale prej 200 mijë funtesh (227 mijë euro) në javë nuk reflekton vlerën reale, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Pogba ka edhe tre vjet kontratë me Manchester Unitedin.

Ai është kthyer te “djajtë e kuq” nga Juventusi në verën e vitit 2016 për një shifër rekorde atëbotë prej 105 milionë euro.

Pogba u pajtua të firmosë kontratë me pagë 167 mijë funte në javë kur u kthye te Manchester Unitedi, por kjo pagë u rrit në 200 mijë funte në javë pas aktivizimit të klauzolës, kur Manchester Unitedi u kthye në Ligën e Kampionëve këtë stinor. United u kthye pas triumfit edicionin e kaluar në Ligën e Evropës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)