Sport

Debutim ëndrrash për Kullashin me Suedinë

Futbollistja Loreta Kullashi ka debutuar me sukses për përfaqësuesen A të Suedisë. Kullashi shënoi dy gola në ndeshjen miqësore kundër Afrikës së Jugut, të fituar nga Suedia me rezultatin 3:0.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua të dielën në Cape Town të Afrikës së Jugut dhe për Kullashin ishte e para me fanellën e ekipit A përfaqësues të Suedisë, shkruan “Koha Ditore”. Golin e parë për 2:0 e shënoi në minutën e 47-të, kurse për 3:0 shënoi në minutën e 70-të.

Sulmuesja 18-vjeçare nga Kosova është ndarë e lumtur për golat e shënuar. Por ajo premton se do të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Sigurisht se jam e kënaqur që arrita fillimisht të jem pjesë e Suedisë dhe fitova rastin të luaj. Jam e lumtur që shënova dy gola, por më e lumtur jam që ekipi fitoi në fund. Kjo tregon se puna ime po shpërblehet. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaja në ekipin kombëtar të Suedisë dhe në një skuadër të madhe në Evropë. Do të punoj, sepse ky është vetëm fillimi dhe duhet të përmirësohem”, ka thënë Kullashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)