Sport

Xhemaili kthehet me gol në Serie A

Blerim Xhemaili bëri një rikthim të suksesshëm te skuadra e Bolognas në Seria A, (pas largimit nga MLS) pasi që në sfidën e parë, kundër Beneventos, ishte autor i golit në fitoren 3-0.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, zhvilloi 90 minuta për Bolognan, e cila dominoi sfidën me Beneventon, ndërsa Xhemaili shënoi golin e tretë, pasi më parë shënuan De Maio dhe Destro.

Ndërkohë Memushaj dhe Gjimshiti ishin titullarë te skuadra mysafire edhe pse për të parin përflitej se do të jetë pjesë e skuadrës së Barit.