Sport

Tottenhami nuk pranon ofertën rekorde të Realit për Kanen

Tottenham Hotspuri raportohet se ka vendosur të mos e shesë Harry Kanen gjatë verës edhe nëse Real Madridi bën ofertë rekorde për sulmuesin anglez.

24-vjeçari vazhdon të impresonojë me 28 gola në 28 ndeshje për Spurs në sezonin e ri.

Reali i gatshëm të thyejë rekordin për Kanen

Si rezultat, Kane u raportua se do të jetë cak i ofertës më të lartë në botë, por sipas SkySports, Tottenhami do t’i rezistojë çdo lloj oferte që merr, pavarësisht sa është e lartë ajo.