Sport

Sulmuesi nga Mali në prova te KF Liria

Sulmuesi 19 vjeçar nga Mali, Ibrahima Toungara është në prova te KF Liria.

Këtë e ka konfirmuar klubi prizrenas përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.

“Që nga dita e djeshme kur Liria nisi stërvitjet në Durrës është bashkuar edhe Ibrahima Toungara, që është me origjinë nga Mali, e që luan në pozitën e sulmuesit qendër”, thuhet në konfirmimin e klubit prizrenas.

KF Liria më tutje shton se, “sipas zyrtarëve të klubit, 19 vjeçari është në fazë testuese dhe shpejt do të vendoset për të ardhmen e tij. Toungara në vjeshtë ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës. Sot luajti me Laçin dhe pati paraqitje solide”.