Sport

KF Gjilani po përgatitet, zotime se klubi s’do të jetë si i vjeshtës

Me përgatitje intensive dy herë në ditë po vazhdon edhe klubi i Gjilanit, stafi i të cilit ekip zotohet se nuk do të jetë ai i vjeshtës.

Gjilani që për 13 xhiro ishte skuadër e pamposhtur në Superligë, mbylli sezonin me vetëm 5 fitore, 11 barazime e dy disfata, si skuadra e tetë në tabelë, transmeton KTV.

Vetëm 11 ditë pushim patën futbollistët e skuadrës dhe kanë nisur menjëherë përgatitjet me rritje intensiteti.

Trajneri i skuadrës, Arbnor Morina, foli edhe për futbollistët që kanë ardhur, si dhe synimet e "Kuqebardhëve" për sezonin pranveror.

Të pranishëm ishin të gjithë lojtarët e tjerë, përveç të lënduarve Zgjim Mustafa, Fatih Karahoda dhe Diar Mustafa.

Deri tani, Gjilani i ka transferuar katër lojtarë, Fuad Karabeg, Pleurat Hajdini, Hasan Hyseni dhe Edmond Turku, kurse janë larguar dy, Dior Zabërxha dhe Ergyn Sherifi.

Për planet dhe synimet e klubit folën kapiteni Ylber Kastrati dhe mbrojtësi Armend Thaqi.

Edhe Gjilani fazën e dytë të përgatitjeve për sezonin pranveror do ta zhvillojë në një kamp stërvitor jashtë Kosovës, më 26 janar.