Sport

Gjakova e artë në Grand Prix të Tunizisë

Nora Gjakova ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix që po mbahet në Tunizi.

Ajo në finale e mposhti jugkoreanen, Youjeong Kwon, raporton Koha.net.

Gjakova, që garon në kategorinë -57 kilogramë, për çdo moment pati kontrollin e lojës dhe dominoi kundërshtaren.

Përveç Gjakovës në turne medalje arriti edhe Distria Krasniqi, e cila mori të argjendtën.