Sport

Hamsik: Titulli i Serie A synimi kryesor

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik ka thënë se synimi kryesor i tij është të fitojë titullin e ligës, ndërsa ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Napoli.

Mesfushori është bërë top golashënuesi i Napolit, duke mposhtur rekordin e Diego Maradonas, transmeton koha.net.

“Kam pritur gjatë që të arrijë golin e 115 për ta barazuar rekordin e Maradonës, dhe atë e arrita në meçin ndaj Torinos. Shumë është shkruar për atë moment, dhe kur ndodhi ishte shumë i bukur. Ishte e njëjtë kur shënova golin e 116 kundër Sampdorias, e kur 60 mijë fansa u ngritën dhe thirrën emrin tim në San Paolo, kam pasur shumë emocione. Do ta mbaj mend për tërë jetën time”, ka thënë Hamsik për Pravdan.

Ai më tutje ka shtuar se, “jam një lojtar i Napolit dhe nuk do të largohem. Tani jam i koncentruar që më në fund t’ia sjellim titullin Napolit, ky është synimi kryesor”.