Sport

Xherdan Shaqiri - më i miri i Stoke Cityt

Xherdan Shaqiri është futbollisti më i mirë në sezonin aktual te skuadra e tij Stoke City.

Kjo, sipas rezultateve të Sky Sports, që ka përzgjedhur lojtarët më të mirë të secilit klub të Premier Ligës. “Power Rankings” reflekton performancën e futbollistëve duke i dhënë pikë në 32 statistika të ndryshme.

“Padyshim, Xherdan Shaqiri ka qenë top-lojtari i Stoket gjatë serisë së rezultateve që shpien në largimin e Mark Hughesit pas katër vjetësh e gjysmë në klub. Shaqiri është golashënuesi më i mirë në skuadër bashkë me Eric Maxim Choup, me nga katër gola, dhe ka asistuar më së shumti, pesë herë. Ai ka 19 gjuajtje në portë dhe 23 raste të krijuara”, ka shkruar SkySports si përshkrim të rezultateve për Shaqirin.

Këta janë futbollistët më të mirë të secilës skuadër në Premier Ligë.

  • Arsenal – Alexis Sanchez (35642 pikë)
  • Bournemouth – Joshua King (20,393)
  • Brighton – Pascal Gross (24429)
  • Burnley – James Tarkowski (31738)
  • Chelsea – Marcos Alonso (41463)
  • Crystal Palace – Andros Townsend (25885)
  • Everton – Wayne Rooney (27063)
  • Huddersfield – Aaron Mooy (29391)
  • Leicester City – Riyad Mahrez (41027)
  • Liverpool – Mohamed Salah (56123)
  • Manchester City – Kevin De Bruyne (56132)
  • Manchester United – David De Gea (39030)
  • Newcastle United – Joselu (21384)
  • Southampton – Oriol Romeu (22969)
  • Stoke City – Xherdan Shaqiri (28393)
  • Swansea – Jordan Ayew (22525)
  • Tottenham – Harry Kane (55722)
  • Watford – Abdoulaye Doucoure (35996)
  • West Brom – Ahmed Hegazi (20844)
  • West Ham – Manuel Lanzini (23880)