Sport

Walcott tek Evertoni për 22 milionë euro

Descriptive Text

Arsenali ka pranuar ofertën e Evertonit për shitjen e sulmuesit të krahut Theo Walcott do t’i jap lamtumirën Arsenalit për t’u transferuar tek Evertoni.

‘Topçinjtë’ kanë pranuar ofertën prej 22 milionë eurove që në fakt ka qenë më e larta nga klubet që ishin interesuar për reprezentuesin anglez, transmeton KosovaPress.

Sipas ‘Goal’, Walcott do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sonte (e martë) dhe do të vihet nën urdhrat e Sam Allardyce qysh të shtunën.

Nga Arsenali pritet të largohet edhe Alexis Sanchez, ndërsa në vendin e tij pritet të vijë Henrikh Mkhitaryan.