Sport

Schweinsteigeri largohet nga Unitedi

Descriptive Text

Bastian Schweinsteiger është larguar nga Manchester Unitedit për t’u transferuar te Chicago Fire në ligën MLS të Amerikës.

Transferimin e tij e ka konfirmuar klubi amerikan, me veteranin gjerman që pritet të bashkohet me ekipin në javën e ardhshme, pasi ka nënshkruar kontratë me të cilën do të përfitojë 4.5 milionë dollarë, raporton Chicago Tribune.

“Gjatë tërë karrierës sime, kam kërkuar mundësi ku mund të kem ndikim pozitiv për të bërë diçka të madhe”, ka thënë Schweinsteiger në një deklaratë të publikuar në Tribune.

“Kalimi im te Chicago Fire nuk ka dallim. Gjatë bisedës me [menaxherin gjeneral Nelson Rodriguez] dhe Paunon, jam i bindur me vizionin e klubit dhe filozofinë e këtij klubi”, ka shtuar gjermani.