Olimpisti më i dekoruar mungon në Pyeongchang

Olimpisti më i dekoruar mungon në Pyeongchang

16 janar 2018 11:29

Olimpisti dimëror më i dekoruar i të gjitha kohërave, norvegjezi Ole Einar Bjoerndalen, nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang muajin e ardhshëm, pasi nuk është përfshirë në përbërjen e Norvegjisë në biathlon.

Lajmin e ka bërë të ditur të hënën Federata Norvegjeze e Biathlonit, shkruan Koha Ditore.

Bjoerndalen 43-vjeçar, që ka fituar 13 medalje olimpike, po shikonte para të merrte pjesë për herë të shtatë në Lojërat Olimpike Dimërore, pasi së pari mori pjesë në Lillehammer në vitin 1994.

"Dita është dashur të vinte dhe tash është ajo ditë", ka thënë Bjoerndalen për televizionin norvegjez, ndërsa në fundjavë doli i 42-i në një garë të Kupës së Botës në Ruhpolding të Gjermanisë... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme