Sport

Familja Saraçi ka një mjeshtër dhe 6 shahiste që synojnë titullin

Mjeshtrit ndërkombëtar në shah, Nderim Saraçi, i mbeti merak që nuk pati mundësinë ta shohë nga afër kampionatin individual të Kosovës për femra, që në fundjavë u mbajt ne Prishtinë. Dhe, do të kënaqej po të ishte prezent.

Gjashtë prej 13 garueseve që morën pjesë në kampionatin individual, që ishte edhe i pari për të gjitha moshat, ishin të familjes Saraçi. Dhe, si në xhiron e gjashtë, ashtu edhe në të shtatën pati duel edhe ndërmjet vajzave të axhallarëve, shkruan Koha Ditore.

Lojën ndërmjet Lorenda Saraçit dhe Nita Saraçit e fitoi kjo e fundit, kurse atë ndërmjet Ndriqona Saraçit dhe Lorida Saraçit e fitoi e para. Pjesëmarrëse ishin edhe Rinesa dhe Sara Saraçi.

"Lojërat që i luaj me Ndriqonen në shumicën e rasteve dalin pat, por ndonjë lojë më shumë e fiton Ndriqona. Ne kemi pasur fatin që familjarisht luajmë shah dhe kjo realisht ka qenë përparësi për ne që edhe të jemi pjesë e garave", ka thënë Nita... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e së martës në Koha Ditore)