Sport

Avdijaj e quan mrekulli grumbullimin me Kosovën

Ylli i ri i Kosovës, Donis Avdijaj, e ka quajtur mrekulli grumbullimin e tij të parë me përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë për KTV-në ylli i Schalkes ka deklaruar se është tejet i lumtur që ka pasur mundësinë të vijë në Prishtinë për grumbullim për ndeshjen ndaj Islandës në Grupin I kualifikues për Botërorin 2018.

“Jam njeri fitues dhe e kam shumë inat humbjen. Do të japim gjitha forcat për të fituar këtë lojë”, ka thënë ai për KTV-në.