Sport

Beshiktashi synon të transferojë Welbeckun në janar

Beshiktashi raportohet se ka shtuar interesimin për sulmuesin e Arsenalit, Danny Welbeck.

Klubi turk besohet se po kërkon një sulmues të ri për të zëvendësuar Cenk Tosunin që kaloi në Everton.

Sipas “Fanatik”, Beshiktashi ka pasur biseda me kampin e anglezit që të kompletojë transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.

27-vjeçari ka pasur vetëm shtatë ndeshje si startues në Premier Ligë në sezonin e ri.