Sport

Nainggolan drejt transferimit në Kinë

Mesfushori belg mund t’i japë lamtumirën Romës.

Radja Nainggolan është afër marrëveshjes me skuadrën kineze, Guangzhou Evergrande, e cila është e gatshme t’i paguajë Romës 50 milionë euro, për shërbimet e belgut.

Sipas Gazzetta dello Sport, bisedimet mes Nainggolan, trajnerit të Guangzhou, Fabio Cannavaro dhe atij të Romës, Eusebio Di Francesco tashmë janë mbajtur dhe palët janë afër marrëveshjes, transmeton KosovaPress.

Gazeta italiane gjithashtu shkruan se Nainggolan në Kinë do të marrë një pagë prej 12 milionë eurosh në vit.

Lojtari ka prishur marrëdhëniet me klubin që nga festa e vitit të ri, ku është parë duke pirë alkool dhe cigare, gjë për të cilën edhe është dënuar nga drejtuesit e Romës.