Sport

Dortmundi blerjen rekorde e quan dështim total

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, Andre Schurrle, është blerja rekorde e Borussia Dortmundit, por që është vlerësuar si dështim total nga krerët e klubit.

Schurrle në verën e vitit 2016 iu bashkua Dortmundit nga Wolfsburgu për një dëmshpërblim rekord prej 30 milionë eurosh, por dështoi të impresionojë për shkak të lëndimeve të shumta, transmeton “Koha Ditore”. Prejse është pjesë e Dortmundit, Schurrle ka 19 paraqitje në Bundesligë, duke realizuar dy gola dhe duke asistuar katër herë. Këtë edicion ai ka vetëm 225 minuta lojë në katër paraqitje.

“Deri më tani ai nuk ka treguar asgjë. Askush në klub nuk është i kënaqur me Schurrlen edhe pse është blerje rekorde”, ka thënë presidenti i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke.

Ditë më parë është raportuar se Schurrle ka gjasa të mëdha të huazohet te Interi për gjashtë muaj në tentim për të rikthyer formën e mëparshme.

Schurrle është fitues i Kupës së Botës në vitin 2014 me Gjermaninë, kurse karrierë ka bërë te Mainzi, Bayer Leverkuseni e Chelsea.