Sport

Kampionati anglez mbledh talentet e Bundesligës

Descriptive Text

RB Leipzig po reziston, por Liverpooli po insiston për transferimin e Naby Keitas gjatë këtij muaji. Edhe nëse Keita mbetet te RB Leipzigu, ai në verë do të transferohet te Liverpooli, pasi ekipet kanë arritur marrëveshje përpara fillimit të këtij edicioni.

Largimi i Keitas, qoftë gjatë këtij muaji apo në fund të këtij edicioni, do të thotë se Bundesliga po vazhdon t'i humbasë talentet përballë Premier Leagues së Anglisë në futboll, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”.

Kevin de Bruyne, Son Heung-Min, Roberto Firmino, Joel Matip, Hekrikh Mkhitaryan, Ilkay Guendogan, Leroy Sane, Sead Kolashinac e Granit Xhaka janë lojtarët që kanë lënë Bundesligën për të vazhduar karrierën në Premier League, në tri edicionet e fundit. Ka edhe shumë emra tjerë, por këta llogariten ndër më të rëndësishmit.

Dhe nëse këtyre futbollistëve u shtohen edhe emrat e trajnerëve Juergen Klopp, David Wagner e Pep Guardiola, atëherë është më se e qartë që Bundesliga është shndërruar në burim të furnizimit për ekipet angleze... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)