Sport

Suso mbetet te Milani

Mesfushori ofensiv, spanjolli Suso, nuk do të largohet nga skuadra e Milanit gjatë këtij muaji, pavarësisht ofertave të shumta, ka njoftuar ekipi nga Serie A të dielën nëpërmjet një komunikate.

Ditët e fundit është raportuar se Suso do të largohet nga Milani, pasi ekipi italian po shqyrton ofertat. 24-vjeçari kohët e fundit është ndër lojtarët më të dalluar te Milani, transmeton “Koha Ditore”. Ai këtë edicion ka shtatë gola e nëntë asistime në 27 paraqitje në të gjitha garat.

“Milani dëshiron të qartësojë situatën e Susos. Suso është dhe do të mbetet pjesë e klubit dhe nuk do të largohet as për 80 milionë euro”, ka shkruar Milani.

Suso në vitin 2016 iu bashkua Milanit dhe ka kontratë deri në vitin 2022. Ai karrierë ka bërë edhe te Genoa, Liverpooli e Almeria.