Sport

Berisha fiton, por nuk shënon

Sulmuesi Besart Berisha ka qenë gjatë gjithë takimit në fushë te Melbourne Victory që mposhti Perth Gloryn me rezultatin 3:2.

Por asnjëri prej golave nuk u shënua e as nuk u asistua nga sulmuesi më i mirë në Australi, Besart Berisha, shkruan “Koha Ditore”.

Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën, në kuadër të javës së 16-të të elitës së futbollit australian. Melbourne Victory zë vendin e katërt me 23 pikë.