Sport

Ajdareviq mposht Lilën

Descriptive Text

Mesfushori Astrit Ajdareviq është aktivizuar vetëm një minutë pa përfunduar takimi ndërmjet skuadrës së tij AEK dhe PAS Giannina.

Ajdareviq u inkuadrua në minutën e 90-të në këtë ndeshje të fituar nga ekipi tij me rezultatin 3:1, e që u zhvillua në kuadër të xhiros së 17-të të Superligës greke, shkruan sot “Koha Ditore”. Këtë ndeshje të luajtur të dielën nga stoli e përcolli mbrojtësi i krahut te Giannina, Andi Lila.

Me këtë fitore AEK-u mban vendin e parë me 37 pikë, kurse Giannina është në vendin e 11-të me 18 pikë.