Sport

Vllaznia i bllokon lojtarët, nuk i lë të largohen tre futbollistë

Klubi futbollistik Vllaznia e Pozheranit ani pse në krizë të thellë financiare, nuk do t’i lë të lirë futbollistët Fuat Karabeg, Rron Statovci e Albert Kqiku.

Lojtari që u zyrtarizua ditë më parë me fanellën e Gjilanit, Fuat Karabeg, nuk do të kalojë te gjilanasit për shkak se ia kanë refuzuar kërkesën në “Fifa Connect”.

Burime brenda klubit nga Pozherani kanë thënë për “GazetaSheshi” se klubi ia ka dhënë të gjitha pagat Karabegut.

Krahas mesfushorit, Vllaznia e ka penguar edhe kalimin e Rron Statovcit dhe Albert Kqikut te prishtinasit e Flamurtarit.

Lajmin për këto mostransferime për Sportin në KTV e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i klubit, Agim Hasani, dhe të gjitha këto bllokime po realizohen me sistemin “Fifa Connect”.