Sport

Mesazhi i Majlindës për përfaqësuesen e Kosovës

Descriptive Text

Pak ditë para takimit me Islandën në kualifikimet për Botërorin 2018, kampionia olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi ka dhuruar përkrahjen e saj për përfaqësuesen.

Në një video për kanalin zyrtar të “Lojërave Olimpike” në Facebook, ajo ka thënë se nuk pret fitore të premten, por beson se një ditë do të fitojnë.

“Ndoshta nuk do të fitojnë kundër Islandës, por një ditë do ta bëjnë. Nuk po them se nuk kanë shans, por do të shohim. U uroj shumë fat”, ka thënë Kelmendi.

“Bëhuni të fortë” është mesazhi i saj për përfaqësuesit e Kosovës.