Sport

City, United e Chelsea pas Pellegrinit

Manchester City, Manchester United dhe Chelsea janë në kërkim të yllit të Romës, Lorenzo Pellegrini.

Mesfushori iu bashkua romakëve verës pas largimit nga Sassuolo dhe deri tani ka dy gola dhe tri asistime në të gjitha garat.

“Mirror” raporton se 21-vjeçari ka klauzolë prej 24 milionë eurosh dhe po kërkohet me ngulm nga treshja angleze.

Tani pritet një ofertë e re e Romës dhe ngritja e klauzolës vetëm që të mos lejojë largimin e futbollistit.