Sport

Liverpooli s’do të tentojë në janar transferimin e Lemarit

Përkundër largimit të Philippe Coutinhos, Liverpooli nuk do të tentojë transferimin e yllit të Monacos, Thomas Lemar në këtë muaj, raporton Sky Sports.

Transferimi i Coutinhos te Barcelona ka lënë një zbrazëtirë të madhe në mesfushën e Liverpoolit, por raportohet se Lemari nuk do ta zëvendësojë atë, së paku jo në afat kalimtar, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër edhe Monaco ka konfirmuar se Lemar nuk është në shitje në afatin kalimtar të janarit.