Sport

Zyrtare: Klubi anglez shkarkon trajnerin

Descriptive Text

Stoke City ka shkarkuar trajnerin Mark Hughes, ka bërë të ditur klubi anglez përmes faqes zyrtare.

Ky vendim i Stoke Cityt ka ardhur pas rezultateve të dobëta të klubit në ligë, si dhe pas humbjes nga Coventry, 2-1, në FA Cup, transmeton Koha.net.

“Stoke City mund t’iu konfirmojë se kontrata e menaxherit Mark Hughes është ndërprerë me efekt të menjëhershëm”, thuhet në konfirmimin e klubit anglez.