Sport

Spalletti: Nuk na duhen përforcime

Descriptive Text

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nuk dëshiron të diskutojë për afatin kalimtar të janarit, ndërsa ka theksuar se ekipi i tij nuk ka nevojë për përforcime.

Ai ka thënë se nuk do të ketë përforcime pasi nuk duan që të thyejnë rregullat e “fair-playit financiar”, transmeton Koha.net.

“Të vazhdojmë të themi se kemi nevojë për një kampanjë të madhe në afatin kalimtar, pasi që klubi e ka bërë të qartë se janë disa parametra se duhet respektuar, mua më duket mënyra më e mirë që ta lëndojmë veten. Nuk është korrekte dhe jo respekte. Mua më duket se një gjë e tillë gjithashtu redukton mundësinë që të përmirësojmë nivelin e ekipit, duke menduar për transferimet e reja”, ka thënë Spalletti.