Sport

City ofron deri në 35 milionë funte për Sanchezin

Manchester City raportohet se ka bërë gati një ofertë fillestare për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.

Sipas “Daily Mail”, lideri i Premier Ligës do të ofrojë fillimisht 25 milionë funte, por këtë ofertë mund ta çojë deri në 35 milionë funte.

Sulmuesi i Arsenalit ka edhe pak muaj të mbetur në kontratën e tij, ndërsa “Goal” raporton se kiliani është i vendosur që në janar të kalojë në Etihad.