Sport

Unitedi në bisedime me Mourinhon për kontratën e re

Manchester Unitedi është në bisedime me Jose Mourinhon për vazhdimin e kontratës, raporton Sky Sports.

Kontrata aktuale e portugezit skadon pas 18 muajve dhe besohet se agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes me Unitedin bisedimet i ka filluar në tetor.

Unitedi është në pozitën e dytë të Premier Ligës, 15 pikë prapa liderit Manchester Cityt dhe është në mesin e 16 ekipeve në Ligën e Kampionëve.

Mourinho së fundmi e ka pranuar se Unitedi e ka të vështirë të garojë me Cityn dhe Paris Saint-Germainin në tregun e transferimeve dhe ka këshilluar klubin që të bëjë investime të mëdha në ekip nëse dëshiron që të jetë në mesin e klubeve elitë të Evropës.