Sport

Dembele rikthehet nga lëndimi, i gatshëm për Celtan

Transferimi rekord i Barcelonës, Ousmane Dembele pritet të rikthehet nga lëndimi duke u paraqitur në ndeshjen kundër Celta Vigos në Kupën e Mbretit.

Dembele, i cili u transferua te Barça për 105 milionë euro nga Borussia Dortmundi, ka realizuar vetëm tri paraqitje për klubin spanjoll dhe në muajin shtator u lëndua kundër Getafes.

20-vjeçari është rikthyer në stërvitje gjatë dhjetorit dhe është konfirmuar se mund të luajë në ndeshjen që Barça e zhvillon ndaj Getafes.