Sport

Coutinho i vendosur të kalojë te Barça

Philippe Coutinho raportohet se ka përsëritur dëshirën e tij që Liverpooli ta shesë drejt Barcelonës.

Braziliani, që po shkëlqen me 12 gola dhe 8 asistime në të gjitha garat në sezonin e ri, është i vendosur të kalojë në Katalonjë pas pesë vjetësh në Angli.

25-vjeçari u kërkua edhe gjatë verës nga Barça, por “Të Kuqtë” kishin refuzuar tri oferta me të fundit rreth 120 milionë funte.

Sipas burimeve të “Goal”, Liverpooli nuk ka arritur akoma ta bindë futbollistin edhe pse i ka ofruar pagë më të majme.

Madje, disa media në Spanjë dhe Angli raportojnë se Barcelona do të kompletojë një marrëveshje për futbollistin qysh në javën e parë të afatit kalimtar të janarit.