Real Madridi raportohet se është i gatshëm ta shesë Toni Kroosin te Manchester Unitedi për të shtuar fondin për blerjen e yllit të PSG-së, Neymar.
Sipas “The Express”, Reali e do Neymarin si zëvendësues afatgjatë të Cristiano Ronaldos.
Këtë transferim nuk mund ta mbulojë as shitja e Gareth Balet, andaj gjermani po konsiderohet si shitje shtesë.
PSG dhe Manchester City mësohet se po vëzhgojnë nga afër situatën e Kroosit.
-
2 janar 2018 12:24
-
Shpërndaje në: