Sport

Edhe një fitore e Juves

Juventusi ka shënuar edhe një fitore. Kampioni i Italisë ka mposhtur 1 me 0 Sampdorian në kuadër të xhiros së 29-të në Serie A.

Juan Cuadrado shënoi golin e vetëm për fitoren e 24-të të “Zonjës së Vjetër”. Ai realizoi golin në minutën e shtatë.

Ekipi i Massimiliano Allegrit prin në tabelë me 73 pikë, dhjetë më shumë se Napoli që është i dyti e 11 më shumë se Roma që është e treta, por që ka një takim më pak të zhvilluar.