Sport

Chelsea e Tottenham në “luftë” për Barkley

Kontrata e Ross Barkley me Everton do të përfundojë në qershor dhe duket se ardhmja e lojtarit do të jetë një tjetër klub anglez.

Sipas mediave britanike, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuara për Barkley, transmeton KosovaPress.

Madje, raportohet se ‘Blutë’ e Londrës dhe ‘Spurs’ qysh në afatin e janarit synojnë ta blejnë njërin nga talentët më të mëdhenj të Anglisë.

Tottenham do të provoj që ta marr Barkleyn në formë huazimi, më mundësi që në fund të sezonit ta blejë kartonin e plotë të lojtarit, edhe pse pak është e besueshme se Evertoni do të lejoj transferimin e lojtarit në formë huazimi.

Ndërkaq, Chelsea thuhet se është duke përgatitur ofertën për Barkley.