Sport

Shkëndija ndërpret bashkëpunimin me tre futbollistë

Descriptive Text

Klubi tetovar Shkëndija ka konfirmuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me tre futbollistë me marrëveshje të dyanshme.

Të larguarit janë Stefan Vujiçiq, Ivan Çelikoviq, e portieri Ilir Avdyli, transmeton Koha.net.

“Vujçiq, Çelikoviq dhe Avdyli me marrëveshje të dyanshme me kryesinë e klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin dhe nuk janë më pjesë e Shkëndijës”, thuhet në faqen zyrtare të klubit tetovar.

Më tutje thuhet se, “mesfushori Stefan Vujçiq, portieri Ilir Avdyli dhe mbrojtësi Ivan Çelikoviq nuk janë më pjesë e klubit, pasi në bisedime për kryesinë kanë vendosur që në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve”.

KF Shkëndija falënderon futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.