Sport

Bunjaki propozon Hamrenin si zëvendësues të tij

Albert Bunjaki ia ka propozuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ish-seleksionuesin e Përfaqësueses së Suedisë, Erik Hamren, për pasardhës të tij.

Ish-seleksionuesi i Kosovës, Bunjaki, të enjten për gazetën ka theksuar se edhe Hamren është i gatshëm të takohet me krerët e FFK-së për të nisur bisedimet.

Propozimin e Bunjakit e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu, shkruan sot Koha Ditore.

"Ia kam propozuar Erik Hamrenin sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, për ta drejtuar Kosovën. Edhe me Hamrenin kam biseduar paraprakisht dhe ka rënë dakord që të takohet për të nisur bisedimet. E di që Komiteti Ekzekutiv ka diskutuar rreth propozimit, por nuk e di se çfarë vendimi ka marrë. Mendoj se është ideal për ta drejtuar Kosovën. Ka një bagazh të madh për të udhëhequr futbollistët e Kosovës. Bëhet fjalë për një trajner me përvojë të gjatë dhe që ka kualifikuar Suedinë në dy kampionate evropiane. Futbollistët e Kosovës kanë nevojë për një trajner me përvojë që i shtyn përpara, sepse talenti nuk u mungon", ka thënë Bunjaki...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)