Sport

Konchesky, futbollisti që tmerrohet nga pensionimi

Ish-futbollisti i Përfaqësueses së Anglisë, Paul Konchesky, ka bërë diçka të pabesueshme. Ai ka pranuar të luajë për ekipin e vogël Billericay Town, që bën gara në kategorinë e shtatë të Anglisë dhe tashmë ka firmosur kontratën për një arsye shumë qesharake.

Ai thotë se tmerrohet nga ideja për t'u tërhequr prej futbollit aktiv. Frikësohet sa herë ndokush ia kujton pensionimin.

Ish-lojtari i skuadrave nga Premier League ka mbushur 35 vjet dhe nuk dëshiron të dëgjojë për fjalën pensionim as në të ardhmen e afërt, shkruan “The Sun”, transmeton “Koha Ditore”. Ai gjatë pjesës pranverore është aktivizuar te Gillighami, ekip që bënte gara në kategorinë e katërt të Anglisë.

35-vjeçari është emër i njohur për futbollin në Angli. Si profesionist i ka regjistruar 627 paraqitje për ekipet elitare angleze, si dhe ka pasur ndeshje me Anglinë. Konchesky ka debutuar para 20 vjetësh me ekipin e parë të Charlton Athleticut.

“Nuk dua të pensionohem nga futbolli aktiv, dhe pikë. Vetëm kur mendoj për tërheqjen, tmerrohem”, insiston Konchesky.

Konchesky ka luajtur në finale të FA Cup me West Ham Unitedin dhe në finale të Ligës së Evropës me Fulhamin. Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave të mëdha angleze dhe ka luajtur përballë ekipeve të mëdha të Evropës.

Konchesky nuk e ka problem faktin që tek ekipi i ri do të luajë para qindra tifozëve, ndonëse është mësuar që në tribuna të ketë mijëra të tillë. Ai për shkak të dashurisë së madhe për futbollin dhe tmerrit që i fut pensionimi, ka pranuar ofertën e ekipit nga kategoria e shtatë, pasi nuk kishte opsione të tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.