Sport

Nikolla zgjedh Kosovën para Kroacisë dhe Suedisë

Sulmuesi Dorian Nikolla e sheh veten si lojtar të Përfaqësueses së Kosovës. Talenti 15-vjeçar, prej vitit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës nga Serie A, Udinese.

Ai është lindur e rritur në Suedi, por prejardhjen e ka nga Kosova, nga fshati Binçë e Vitisë, të cilin thotë se e viziton dy herë në vit, shkruan sot Koha Ditore.

Ai e konsideron si shtëpi të tij Kosovën dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertat nga Federata e Futbollit e Suedisë dhe Kroacisë. Nikolla po shpreson që sa më shpejt të kontaktohet nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndonëse nuk ka marrë ndonjë ftesë deri më tash.

"Kosova është shtëpia ime edhe pse jam lindur e rritur në Suedi. Unë flas shqip dhe shtëpinë e kam në Kosovë. Për këtë arsye dua të luaj për Kosovën. Po besoj që shumë shpejt do të kontaktohem nga Kosova", është shprehur Nikolla. "Kam pasur ftesë edhe nga Suedia dhe Kroacia, por i kam refuzuar. Familja ime gjatë luftës në Kosovë fillimisht ka migruar në Kroaci dhe pastaj në Suedi. Kështu që, i kemi edhe letrat kroate"...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)