Sport

Mbappe: Në Bernabeu për t’u dëshmuar para botës

Kylian Mbappe mund të jetë vetëm 19 vjeç, por është njëri prej yjeve në botën e futbollit dhe njëri nga lojtarët kyç te gjiganti francez, PSG.

Në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve skuadra e tij do të përballet me kampionin në fuqi, Real Madridin dhe “mbretërit” e këtij kompeticioni, transmeton Koha.net.

Mbappe në një intervistë për Marca është shprehur se në Bernabeu do të shkojnë për fitore dhe të dëshmohen para botës pasi mund të shkrujnë historinë ndaj kampionit në fuqi.

“Është speciale pasi luajmë në 1/8 e finales, një ndeshje shumë e rëndësishme. E dimë se mund të dëshmohemi para botës. Është një ndeshje që mund të shkruhet në historinë tonë ndaj kampionit aktual dhe ne jemi shumë të motivuar”, është shprehur ai.

Ai më tutje ka shtuar se PSG-ja mund të shpallet edhe kampion i Evropës në këtë edicion.

“Pse jo? Kemi pasur një fazë shumë të mirë në grupe, dhe kemi rastin t’i tregojmë botës se mund ta eliminojmë ekipin që ka qenë kampion i Evropës në dy sezonet e fundit. Nuk kemi presion, aspak, presioni nuk është te ne. Ne do të luajmë lojën tonë, stilin dhe të japim gjithçka që të kualifikohemi”, ka thënë ai.