Sport

De Vrij largohet nga Lazio në janar

Descriptive Text

Qendërmbrojtësi holandez Stefan de Vrij do të largohet nga skuadra e Lazios gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" shkruan se Lazio ka vendosur ta nxjerrë në shitje 25-vjeçarin, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni, përcjell Koha Ditore.

Për kartonin e tij, ekipi italian kërkon dëmshpërblim prej dhjetë milionë eurosh, kurse interesimi është i madh për holandezin.

De Vrij prej vitit 2014 është pjesë e Lazios. Karrierën e ka nisur te skuadra e Feyenoordit. Këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje për Lazion në të gjitha garat, dhe ka realizuar tre gola.