Sport

Vëllaznimi e sheh daljen nga kriza te privatizimi

Privatizimi i skuadrës shihet si zgjidhje e vetme te Vëllaznimi për të dalë nga situata e rëndë financiare.

Shpejt edhe do të nisin procedurat për ta kthyer Vëllaznimin në një shoqëri aksionare me përgjegjësi të kufizuara.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, të martën pas takimit që pati me trajnerin e njohur, Besnik Hasi, dikur lojtar i Vëllaznimit.

Kryetari Gjini ka njoftuar se shumë shpejt do të formohet një komision profesionistësh që do të gjejnë mundësitë ligjore për t'ia bërë një zgjidhje klubit gjakovar, që po kalon ditë të vështira.

Por privatizimi nuk është se ka funksionuar në disa klube të Kosovës. Shumë prej tyre janë thelluar edhe më shumë në krizë apo edhe janë shuar...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)