Sport

Conte konfirmon interesimin për Vidalin

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte ka thënë se gjithmonë do të donte që mesfushori Arturo Vidal të ishte në ekipin e tij, në kohën kur po raportohet se “Blutë janë të interesuar për transferimin e tij nga Bayern Munichu.

Vidal luajti për Conten te Juventusi për tre vjet dhe së bashku fituan tre tituj të Serie A.

“Duhet të jem i sinqertë, nuk është e drejt të flasim për një lojtar të ekipit tjetër. Sidomos atëherë kur ju [mediat] e lidhni lojtarin me ne”, ka thënë Conte.

“Arturo është lojtar fantastik. Kam respekt për Arturon. Kemi kaluar shumë vjet te Juventusi. Gjithmonë do ta doja me mua”.