Sport

Unitedi shpëton me një barazim nga Burnley

Manchester Unitedit ka shpëtuar me një barazim në ndeshjen e vështirë ndaj Burnleyt që u zhvillua në Old Trafford.
“Djajtë e Kuq” ishin në disavantazh prej dy golave në pjesën e parë, ndërsa në të dytën hero i Unitedit për një pikë ishte Jesse Lingard që realizoi dy golat për barazimin në “Boxing Day”.

Me këtë pikë Unitedi mbetet në pozitën e dytë me 43 pikë, një më shumë se Chelsea në pozitën e tretë.