Sport

Premierliga nuk “pushon”, sot përsëri në fushë

Premierliga angleze nuk njeh pushim. Sot janë në program mjaft ndeshje interesante të vlefshme për javën e 20-të të kampionatit.

Tottenham, kundërshtari i radhës i Juventusit në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, do të presë Southampton (ora 13:30).

Në orën 16:00 do të zbresin në fushë Chelsea dhe Manchester United, që do të presin respektivisht Burnley dhe Brighton.

Gjithnjë në orën 16.00 do të luhen edhe ndeshjet Bournemouth-West Ham United, Watford-Leicester, West Bromwich Albion-Everton e Huddersfield-Stoke City.

Sfida mes Liverpool e Swansea (ora 18:30) do të mbyllë programin e kësaj dite.

Më 27 dhjetor në orën 20,45 do të luhet ndeshja Manchester City me Newcastle, ndërsa në orën 21.00 do të luhet derbi i Londrës mes Crystal Palace e Arsenal.

Premierliga do të “rikthehet” përsëri më 30 dhe 31 dhjetor.