Sport

Juve pas Strootmanit

Descriptive Text

Kampioni italian, Juventus, ka shprehur interesim për Kevin Strootmanin e Romës.

Por, ajo që paraqet problem për skuadrën nga Torino është klauzola blerëse në kontratën e futbollistit holandez, e cila kap shumën 45 milionë euro.

Nuk dihet nëse Juventus do të pranojë të paguajë një shumë të tillë.

Të dyja palët do të negociojnë në afatin kalimtar veror, kur edhe do të dihet epilogu.