Sport

Messi: Fantastike të mbyllet viti me një fitore në El Clasico

Barcelona sot ka bërë një hap të madh drejt titullit në La Liga, duke e mposhtur në Santiago Bernabeu rivalin e përbetuar, Real Madridin.

Pas takimit Leo Messi ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale me mbishkrimin se është fantastike që ky vit të mbyllet me një fitore të rëndësishme në El Clasico, transmeton Koha.net.

Katalunasit fituan përballjen e sotme në La Liga, përderisa shënoi një gol dhe bëri një asist.

“Fantastike të mbyllim vitin me një fitore të rëndësishme në El Clasico. Përqafime, dhe gëzuar Krishtlindjet të gjithëve”, ka shkruar Messi.