Sport

Napoli vazhdon formën e mirë në ligë

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në përballjen e sotme ndaj Sampdorias për të vazhduar luftën për titull të Serie A.

Mysafirët kaluan në epërsi për Ramirezit, i cili realizoi në minutën e dytë, megjithatë Napoli arriti të barazojë shifrat përmes Allanit në minutën e 16, transmeton Koha.net.

Kur po zhvillohej minuta e 27 Sampdoria riktheu edhe njëherë epërsinë përmes Quagliarellas, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Por, vendasit u kundërpërgjigjën për mrekulli duke shënuar edhe dy herë në pjesën e parë.

Insigne e Hamsik u përkujdesën që Napoli të fitojë pikët e plota në këtë përballje.

Rui i Napolit u ndëshkua me të kuq në minutën e 77, përderisa mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj në këtë takim u ndëshkua me të verdhë.

Napoli vazhdon të jetë lider me 45 pikë, përderisa Sampdoria në vendin e gjashtë ka 27 pikë.